(VIDEO) Asnjëri nga fakultetet e mekanikës nuk pranon të bëjë ekspertizë për Llaskarcën

by admin
Spread the love




Fakulteti Teknik në Manastir, Fakulteti i Shtipit dhe Fakulteti Mekanik i Shkupit  kanë refuzuar kërkesën e Gjykatës Penale në Shkup për kryerjen e super ekspertizës në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit në Llaskarcë. Zyrtarë nga fakultetet teknike thonë se janë të licencuara vetëm për energjetikë dhe nuk mund të kryejnë ekspertizë në automjetet motorike.

 GJYKATA PENALE

“Lënda është kthyer nga Fakulteti Teknik kompetent në Manastir me arsyetimin se ekspertët e licencuar mekanikë janë vetëm ekspertë të energjetikës dhe nuk mund të kontrollojnë automjetet, ndërsa në ekspertizën e mëparshme tashmë kanë marrë pjesë edhe ekspertë të tjerë”

Përgjigje të njëjtë kanë marrë edhe nga Fakulteti i Shtipit dhe nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike Shkup.

GJYKATA PENALE

“Pas marrjes së njoftimit, gjykata ka kontaktuar Universitetin e Shtipit dhe Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup, ku po ashtu është raportuar se nuk kanë ekspertë të licencuar mjaftueshëm për automjete në komunikacion, të cilët paraprakisht nuk kanë marrë pjesë në ekspertizë”.

Përndryshe, Gjykimi për rastin “Llaskarca” ka filluar nga shtatori i vitit 2019, ndërsa deri më tani janë mbajtur 100 seanca gjyqësore dhe i nuk ka ende epilog përfundimtar. Lënda udhëhiqet nga gjyqtarja Diana Gruevska, ndërsa gjyqtarja e dytë është Aleksandra Ristevska.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like