(VIDEO) Arsovska thotë se punime në bulevardin që lidh Aerodromin me Gazi Babën po ecin shumë mirë

by admin
Spread the love

Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska paralajmëron se projekti i ndërtimit të urës në bulevardin Asnom, është i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, pasi lidhë komunën e Aerodromit me komunën e Gazi Babës, dhe e njejta planifikohet të mbaron më 10 prill, të këtij viti.

Arvoska deklaroi se nuk do të ndalon asnjë projekt, i cili ka filluar në vitet e kaluara, e që është në të mirën e qytetarëve.

DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Janë bërë aktivitete ndërtimore për asfaltimin e urës dhe rrugës, janë shtrënguar kabllot, është vendosur ndriçimi dhe piedestalët për shandanë. Në urë është vendosur rrethojë mbrojtëse dhe elastike, si dhe është zgjidhur problemi me rregullimin e shtratit të lumit. Janë kryer ekzaminimet e ndikimeve statike dhe dinamike për urën, shtyllat janë mbuluar me pllaka graniti, si dhe janë përfunduar punimet e tokës në anën e keramikave”.

E para e Shkupit tregoi nga afër, se cilat shtëpi banimi  duhet të rrënohen, për  tu realizuar projekti dhe të njejtëve qyteti i Shkupit do t’iu paguajë para për vlerën e tyre.

 “Këtu pra pikërisht prapa meje është shtëpi ku nuk do të egzistonë më, pasi do të bëhet bulevardi që do të lidhë komunën e Aerodromit me komunën e Gazi Babës”.

DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Që nga viti 2018, kur ka nisur projekti, janë 139 parcela dhe 136 objekte që duhen zgjidhur ose gjithsej 275 procedura shpronësimi. Për tre vite kanë arritur të zgjidhin 31 raste dhe në 8 kanë hyrë në procedurë kontesti. Ne kemi zgjidhur 82 raste në vetëm katër muaj”.

Ndryshe, funksionimi i bulevardit ASNOM pritet të fillojë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like