(VIDEO) Ali Ahmeti: Pa shqiptarët ky vend nuk ka as të ardhme e as ekzistencë

by admin
Spread the love

Pa shqiptarët, ky shtet nuk ka as ardhmëri e as ekzistencë dhe ky shtet do të jetë i barabartë si të gjitha shtetet e Evropës. Kështu ka deklaruar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili të premtën në mbrëmje, së bashku me kryeministrin teknik Talat Xhaferin ka takuar banorët e Kumanovës.

ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Si mos ti gëzohen komuniteti maqedonas që shqiptarët po marrin për sipër për përgjegjësitë për të drejtuar shtetin, pse a vet do ta drejtonë shtetin? Pa shqiptarët ky shtet s’ka, as ardhmëri, as ekzistencë nuk ka dhe kjo dihet botërishtë”.

Qytetarëve të Kumanovës ju drejtua Xhaferi. I pari i qeverisë nga atje deklaroi se është kryeministër i të gjithë qytetarëve, dhe pasi i  është besuar kjo detyrë ai theksoi se do ta kryej me përgjegjësinë më të madhe.

TALAT XHAFERI,KRYEMINISTËRI MAQEDONISË SË VERIUT 14:19

“Unë nuk do të flasë gjatë, për faktin se nuk dua të marrë kohë nga ju, për arsye se në vend të fjalëve të shumta që duhet me i than sot këtu, para përlqejë të kem më tepër punë atje ku më keni drejtuar dhe më keni votuar”.

Xhaferi foli edhe për zgjedhjet që do të mbahen pas disa muajve. Ai tha se do të të sigurojnë zgjedhje të drejta, fer dhe demokratike. Ndryshe në Kumanovë morren pjesë edhe ministra, zv/ministra, deputet dhe antarë tjetë të BDI-së.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like