(VIDEO) Aleanca nesër do ta formojë ekipin për negociatat për të hyrë në Qeveri

by admin
Spread the love




Aleanca për Shqiptarët nesër pasdite do të zhvillojnë takim, ku do të zgjidhet ekipi negociator që do ti vazhdojë bisedimet  për hyrje në qeveri. Sipas Aleancës akoma nuk ka gjëra konkrete por jozyrtarisht thuhet që gati janë ofertat për të cilat pritet të negociohet.

Të hënën kryeministri Dimitar Kovaçevski u takua me partnerët e koalicionit me të cilët diskutuan për hyrjen e ASH-së në Qeveri, ku koalicionet më të vogla qeveritare dolën me qëndrimet e tyre për mundësinë e hyrjes së ASH-së në qeveri.

Kryetarja e partisë Liberal-Demokrate  Monika Zajkova tha se  do ta mbështesin ASH-në për të hyrë në koalicion qeveritar varësisht  nga qëllimet programore të atij koalicioni.

Lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, ka deklaruar se insistojnë në respektimin e Kushtetutës dhe se vetëm në atë rast do të mbështesin rindërtimin e Qeverisë.

Nga Alternativa thanë se nuk ka nevojë të negociohet me Aleancën për Shqiptarët, duke vlerësuar se roli i kësaj partie në Qeveri do të ishte “të zbusë përçarjen në BDI.

Ndërkaq deri në fund të javës, Arben Taravari pret që të marrë ofertën fillestare me departamente, por edhe zgjidhjet konkrete ligjore për të cilat janë dakorduar në negociatat joformale mes LSDM-së dhe Aleancës. Ndryshe në diskutime janë 3 ministra, 2 zëvendës ministra dhe disa drejtori.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 


You may also like