(VIDEO) Aggeler: Nuk ka informacione, por gjithmonë ka vend për të dyshuar për ndikimin rus në zgjedhje

by admin
Spread the love

Pasi kanë mbetur edhe pak muaj deri në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, аmbasadorja amerikane në vend, Angela P. Aggeler ka deklaruar  se nuk ka njoftim për ndonjë tentim specifik për ndikim rus në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut, por  ajo shtoi se beson që gjithmonë në vend ekziston influenca ruse. Aggeler tha se është e rëndësishme që qytetarët t’u parashtrojnë pyetje kandidatëve para se të votojnë.

ANGELA AGGELER, AMBASADORE E AMERIKËS NË MAQEDONINË E VERIUT

“Nuk jam e njoftuar për ndonjë influencë specifike siç e përshkruani. Besoj që është aty sepse në përgjithësi është në këtë rajon, por më e rëndësishmja siç shkojmë drejt kësaj periudhe të zgjedhjeve, është që qytetarët e këtij vendi të parashtrojnë pyetje, të parashtrojnë pyetje deri tek kandidatët dhe gjatë votimit të reflektojnë prioritetet e tyre në vazhdimin tutje, për mua kjo është më me rëndësi”.

Këto deklarata ambasadorja e SHBA-së, i bëri gjatë takimin që kishte me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ku nënshkruan memorandum për vazhdimin e zbatimit të Programit Fulbright ( fullbrajt) për shkëmbim akademik, i cili ka histori tanimë 77-vjeçare. Aggeler theksoi se  SHBA mbështet fuqishëm arsimin në Maqedoninë e Veriut.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like