Verdi: Grupi është forca jonë, tani besojmë te mbijetesa

by admin
Spread the love

Heroi i Salernitanës, Simone Verdi ka komentuar për “Dazn” suksesin përballë Venezias, që ka shtuar shanset e skuadrës së tij për të qëndruar në Serie A:

“Para ndeshjes imagjinoja si do të ishte po të shënoja. Ishte një çmenduri dhe një injeksion adrenaline i pabesueshëm. Ishte diçka fantastike. Jemi një grup i bashkuar. Si ata që luajnë nga fillimi, edhe ata që hyjnë më pas janë të rëndësishëm. Unë bëra gol, por edhe shokët që u futën gjatë lojës ishin të rëndësishëm. Prej forcës së grupit po bëjmë këtë ecuri.

Nicola na ka zhbllokuar, na ka qetësuar. Më parë nuk besonim, ndërsa tani po dhe duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë autori i golit të fitores së Salernitanës. / Oversport.tv

You may also like