Vëllai i Madh e nis me surpriza mbrëmjen e sotme, ja vendimi i rëndësishëm për banorët

by admin
Spread the love

Fenomeni ‘Big Brother VIP’ ka bërë për vete shumë shqiptarë, teksa edhe mbrëmjen e sotme që është festa e Shën Valentinit, ky spektakël po transmetohet live.

Kështu, për ta festuar në mënyrën sa më të bukur këtë festë kaq të veçantë, Vëllai i Madh ka menduar një dhuratë e surprizë mjaft të bukur për të gjithë banorët. E ky vendim ka të bëjë pikërisht me nominimet e kësaj nate.

Kësisoj, Vëllai i Madh ka vendosur që mbrëmjen e sotme nuk do ketë asnjë të eliminuar nga shtëpia e Big Brother VIP, përveçse do të shpallen banorët më të preferuar të publikut shqiptar.

Kujtojmë që edhe gjatë ditës së sotme, Vëllai i Madh u kërkoi banorëve që të paktën për një ditë të linin pas të gjitha mosmarrëveshjet e hatërmbetjet e të dhuronin shumë puthje, dashuri e dedikime.

You may also like