Veç Kiarës, cilët banorë ka dashur shumë Luiz Ejlli në shtëpi? Përgjigjja e këngëtarit nuk pritej

by admin
Spread the love

Ditën e diel u zhvillua për herë të fundit ‘Big Brother VIP’ live nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke qenë se pas fiks pesë ditësh është finalja e madhe e këtij edicioni. E ndryshe nga të dielat e kaluara, ku banorët kanë qenë vetë moderatorë dhe vetë të ftuar, kësaj radhe produksioni kishte menduar të fuste në shtëpi katër moderatorë të njohur.

Bëhet fjalë për Blendi Salaj, Enxhi Nasufi, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro të cilët intervistuan për rreth 45 minuta katër finalistët e këtij edicioni, duke i pyetur për shumë çështje të ndryshme e ku banorët janë përgjigjur pa doreza.

Jonida dhe Elona patën mundësinë të intervistojnë Luiz Ejllin dhe që në fillim të intervistës, ai ka treguar se cilët janë katër banorët përveç Kiarës që me të vërtetë i ka pasur përzemër në shtëpinë e Big Brother VIP.

Luizi tha se banorët që ka dashur me të vërtetë janë: Efi, Kristi, Armaldo dhe Olta. Pak a shumë kjo është kuptuar, pasi Luizi me këta lojtarë, pavarësisht konflikteve, këtyre lojtarëve iu ka dhënë shpeshherë dashuri.

You may also like