Vdes në moshën 68 vjeçare Akira Toriyama, krijuesi i serialit Dragon Ball

by admin
Spread the love

TOKIO,  8 mars /ATSH/ – Akira Toriyama, artisti me ndikim japonez që krijoi serialin Dragon Ball, ka vdekur në moshën 68-vjeçare, shkruan theguardian.com.

Shkaku i vdekjes ka qënë një hematomë akute subdurale. Lajmi u konfirmua nga Bird Studio, kompania manga e themeluar nga Toriyama në 1983.

“Është keqardhje për të gjithë pasi ai kishte ende disa të cilat poi  kryente me entuziazëm të madh,” shkroi studio në një deklaratë.

“Ai la pas shumë tituj manga dhe vepra arti në këtë botë. Falë mbështetjes së kaq shumë njerëzve në mbarë botën, ai ka mundur të vazhdojë aktivitetin e tij krijues për më shumë se 45 vjet”, thuhej në deklaratë.

Toriyama lindi në Nagoya, Japoni, në vitin 1955. Pasi vizatonte gjatë gjithë fëmijërisë së tij, ai vendosi të hiqte dorë nga arsimi terciar dhe pas shkollës së mesme, filloi të punonte në një agjenci reklamash ku dizajnonte postera.

Takimi i tij i parë me industrinë e manga-s ndodhi në moshën 23-vjeçare.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like