Vdes e reja teksa ndiqej nga ariu në parkun pyjor në Sllovaki (fotot)

by admin
Spread the love

Një grua 31 vjeçare ka humbur jetën kur një ari nisi të ndiqte atë dhe shoqëruesin e saj në parkun malor Tatras në Slovakinë qendrore.

E reja nga Bjellorusia që po shëtiste me një shokun e saj, raportohet se hasën papritur ariun e murrmë. Shoqëruesi i saj raportoi se ata ishin largua me vrap në drejtime të ndryshme në luginën Demänovská, e njohur mes ekskursionistëve për pyjet e dendur dhe kodrat e pjerrëta, shkruan e përditshmja britanike The Independent.

Nuk bëhet e ditur nëse gruaja humbi jetën nga një sulmi ariut apo nga rrëzimi gjatë largimit të saj. Skuadrat gjetën trupin e saj me anë të qenve nuhatës, pasi shoku i viktimës kishte kërkuar ndihmë.

Zyrtarët e shpëtimit malor që gjetën trupin thanë se dhe ariu ishte aty pranë dhe duhej ta trembnin me disa të shtëna arme.

Ata nuk njihnin shkaqet e sakta të vdekjes por thanë se “do të njoftojnë nëse rezulton se është vrarë nga ariu”.

Arinjtë e murrmë janë të zakonshëm në Evropën lindore e verilindore, kryesisht në malet Karpate që shtrihen përmes Ukrainës, Slovakisë, Polonisë e Rumanisë.

Popullata e arinjve në Slovaki thuajse ishte zhdukur nga gjuetia në vitet 1930 por prej atëherë është rikuperuar dhe rezultojnë rreth 1,275 ekzemplarë në vend.


Top Channel

You may also like