Vdes aktori 22 vjeçar kanadez pasi shpenzoi $220,000 në dymbëdhjetë operacione plastike për të luajtur rolin e këngëtarit korean

by admin
Spread the love

Një aktor 22-vjeçar ka humbur jetën pasi shpenzoi $220,000 në 12 operacione plastike për të luajtur rolin e yllit korean të muzikës KPOP, ‘Jimin’ për një platformë televizive amerikane.

Saint Von Colucci ka vdekur dje në një spital në Korenë e Jugut pas komplikacioneve nga procedurat kozmetike që kishte kryer disa javë më parë.

Publicisti i tij tha për rrjetin DailyMail.com se ishte kthyer në kirurgji të shtunën për të hequr disa nga implantet në fytyrë, të cilat i kishte vendosur në nëntor.

Artisti i ri, kishte pësuar infeksion në implantet dhe prej komplikacioenve kishte përfunduar në koma, nga e cila nuk arriti të zgjohej, thanë përfaqësuesit.

“Është tragjike dhe e pafat”, tha publicisti i tij Eric Blake, i cili ka punuar me aktorin e ri prej një viti.

Ai shtonte se Van Colucci kishte kryer 12 ndërhyrje kozmetike brenda 12 muajve, duke përfshirë kirurgji të nofullës, implante, ngritje të fytyrës, të vetullave dhe riparime të tyre të herëpashershme.

Përfaqësuesi shtonte se klienti i tij e dinte sa e rrezikshme është kirurgjia e nofullës me anë të implanteve, por gjithsesi e donte.

“Ishte shumë i pasigurtë për pamjen e tij”, tha Blake. “Mendonte se kishte nofullën shumë të gjerë”.

Blake tha se Colucci serialin korean ‘Gënjeshtra të bukura,’ (Cogimar në gjuhën koreane).

Ai shtonte se Colucci erdhi në Korenë e Jugut në 2019 për të depërtuar në industrinë e muzikës.

Por megjithse Colucci ishte 1.85 i gjatë, flokë biondë e sy blu, ai përsëri nuk ishte i kënaqur me pamjen e tij.

You may also like