Vdekja e Prigozhin, në Moskë ngrihet një memorial – Shqip

by admin
Spread the love

Moska mohon të ketë urdhëruar vrasjen e themeluesit të grupit famëkeq

Në këtë mënyrë qytetarë dhe anëtarë të grupit Wagner vajtuan vdekjen e Evgjeni Prigozhin.

Në një memorial të improvizuar të grupit Wagner në Moskë, vetëm disa qindra metra larg Kremlinit u vendosën lule dhe u ndezën qirinj.

Vdekja e Prigozhin e ka lënë grupin famëkeq pa një drejtues dhe në pikëpyetje tani po vendoset e ardhmja e Wagner në Afrikë dhe vendet e tjera. Një grup militantësh rusë që luftojnë në anën ukrainase i kanë bërë thirrje grupit të mercenarëve Wagner që të bashkohen me radhët e tyre për t’u hakmarrë për vdekjen e Prigozhin. Përmes kësaj video ata bëjnë këtë thirrje.

“Tani jeni përballë një zgjedhje të qëndroni nën hijen e ministrisë së mbrojtjes të Rusisë dhe të shërbeni si roje për ekzekutuesit e komandantëve tuaj apo të hakmerreni.”

Vdekja e Prigozhin mbetet ende e mbuluar me mister. Perendimi ka drejtuar gishtin tek Moska e cila përmes zëdhënësit të saj Dmitri Peskov i ka cilësuar akuzat se ka urdhëruar vrasjen e tij një gënjeshtër. I pyetur nëse ka ndonjë konfirmim nëse Prigozhin ishte në bordin e avionit apo jo, Peskov u përgjigj duke thënë se ishte në pritje të rezultateve të hetimeve.

Por ajo çfarë është e sigurt të paktën për Ministrinë e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar është se vdekja e 62-vjecarit lë një boshllëk të madh në rradhët e grupit.

Vdekja e tij pritet të ketë një efekt destabilizues mbi grupin famëkeq në të ardhmen.

Në një analizë të publikuar në rrjetet sociale inteligjenca britanike thotë se guximi dhe brutaliteti i tij vështirë se mund të gjenden tek ndonjë pasardhës i tij.

Klan News

You may also like