Vazhdojnë ‘përplasjet’ në BDI, 22 funksionarë kundër qëndrimeve të Visar Ganiut

by admin
Spread the love

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një deklarate të lëshuar për mediat ka bërë të ditur se 22 funksionarë të saj kanë dalur kundër deklaratave të kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu, që njëherit është edhe zyrtar i lartë i po kësaj partie.

Reagimi i tyre vjen pas deklarimeve të Ganiut se zvkryeministri Artan Grubi nuk ka aspak merita për ndërtimin e një cerdhe në Shkup.

“Ne, të poshtënënshkruarit, anëtarë të lartë të degës së BDI në Çair dhe organeve tjera lokale e qëndrore partiake, jemi të shqetësuar dhe brengosur nga rrethanat në strukturat tona lokale për arsye se që nga zgjedhja i degës e gjer më sot, nuk është mbajtur asnjë mbledhje e degës në 3 vitet e fundit dhe nuk është shqyrtuar as zbatimi i programit të premtuar zgjedhor lokal e qëndror e as që janë thirrur në përgjegjësi funksionarët për punët e zbatuara ose të parealizuara. Të gjitha projektet kanë vulën e secilit prej nesh dhe janë bërë bashkarisht sepse të vetëm nuk mund të bëjmë asnjë gjë dhe këtë na e ka mundësuar BDI dhe lideri Ali Ahmeti”, thekson reagimi.

Sipas tyre, secili shërbim ndaj qytetarëve, çdo projekt, është arritje e përbashkët e deleguar nga Ali Ahmeti.

“Andaj, thellë të dëshpëruar nga reagimet publike individuale të kryetarit të komunës Çair, distancohemi nga fjalori i përdorur ofendues dhe tentativa për përvetësime dhe instalim të përçarjes dhe bëjmë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të keqpërdorimit të pozitës për agjenda individuale që nuk janë në vijë me liderin Ali Ahmetin dhe Bashkimin Demokratik për Integrim. Ne, të poshtënënshkruarit jemi të rreshtuar pa ekuivoke pas liderit Ali Ahmeti dhe Bashkimit Demokratik për Integrim dhe bëjmë apel që asnjë individ mos të thirret në emër të degës Çair të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të fitoreve të ngadhnjyera bashkarisht për agjenda personale jashtë përcaktimeve politike dhe programore të liderit tonë Ali Ahmeti dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim”, thuhet në reagim.

Ja nënshkruesit:

Nazif Bushi, nënkryetar

Ardian Muça, nënkryetar

Rami Qerimi, sekretar i përgjithshëm, veteran i UÇK-së

Abdylselam Selami, sekretar organizativ

Amella Cana, kryetare e forumit të gruas

Kushtrim Alla, kryetar i forumit rinor

Isa Hoti, anëtar i degës

Besnik Osmani, anëtar i degës

Bujar Osmani, anëtar i kryesisë qëndrore dhe zëdhënës

Nazim Bushi, anëtar i kryesisë qëndrore, veteran i UÇK-së

Bujar Dardhishta, drejtor

Shaip Zeneli, veteran i UÇK-së, zv. drejtor

Ilmi Selami, zv. drejtor

Muharrem Asani, veteran i UÇK-së, zv. drejtor

Ekrem Bunjaku

Nezir Bardhi, veteran i UÇK, anëtar i këshillit të përgjithshëm, kryetar dege

Ekrem Nuredini

Mensur Curri, këshilltar në komunën Çair

Enver Bardhi, veteran i UÇK-së

Ekrem Nuredini, veteran i UÇK, këshilltar komunal

Omer Bunjaku

Muhamet Zaimi, e të tjerë

You may also like