VARSHAVË – Tusk: Duhet të mësohemi me epokën e paraluftës

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 6 prill /ATSH-ANSA/- Kryeministri polak Donald Tusk beson se Evropa po kalon epokën e paraluftës dhe se është e nevojshme që moralisht të mësohemi me faktin se “çdo skenar është i mundur”.

“Ne jetojmë në momentin më kritik që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, tha Tusk në një intervistë për gazetën polake “Gazeta Wyborcza”, duke theksuar se gjithçka do të vendosej në dy vitet e ardhshme.

“Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk i përket më së shkuarës”, tha ai.

“Është e vërtetë, në fakt filloi më shumë se dy vjet më parë. Gjëja më shqetësuese tani është fakti se çdo skenar është i mundur”, theksoi Tusk.

“E di që do të duket e pamëshirshme, veçanërisht për brezat e rinj, por ne duhet të mësohemi me ardhjen e një epoke të re. Epoka e paraluftës. Nuk po e ekzagjeroj”, shtoi ai.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like