varr masiv nga e “vetmja demokraci” e Lindjes së Mesme – Shqip

by admin
Spread the love

Një varr masiv u zbulua në oborrin e spitalit Al-Shifa në Gaza, të cilin Izraeli e ktheu në gërmadha gjatë javëve të sulmeve intensive duke vrarë qindra njerëz.

Siç konfirmuan për AA-në burime mjekësore, trupat e zhvarrosur nga varreza masive janë në të vërtetë persona që u vranë nga ushtarët izraelitë në mjediset e spitalit dhe u varrosën në oborrin e këtij institucioni.

I njëjti burim ka thënë se dje në orët e mëngjesit janë zhvarrosur trupat e dhjetë personave.

Në disa lokacione në oborrin e kompleksit spitalor janë zbuluar trupa të plotë, të pjesshëm, të djegur apo në dekompozim, në varreza individuale apo masive.

Burimet e paidentifikuara theksojnë gjithashtu se në këtë fazë nuk është e mundur të përcaktohet numri i trupave që janë gjetur ose mund të gjenden në ambientet e spitalit. /tesheshi.com/

You may also like