“Vari këpucët në gozhdë”, Pique pendohet dhe njofton papritur: Do t’i rikthehem futbollit!

by admin
Spread the love

Gerard Pique vendosi të tërhiqej nga futbolli diçka më shumë se një vit më parë teksa në nëntor të vitit 2022, “vari këpucët në gozhdë” duke u “pensionuar” me fanellën e Barcelonës.

Por, ky vit ka nisur me një tjetër ide nga ish-mbrojtësi i cili papritur nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se do të rikthehet në botën e futbollit edhe pse këtë herë jo më si futbollist, por në rolin e trajnerit.

“Është një vit i ri dhe pasi kam marrë kohën e duhur dhe jam menduar, vendosa që të rikthehem në botën e futbollit. Më mungon shumë kontakti i përditshëm me futbollin. Sigurisht që këtë herë nuk do të rikthehem si futbollist, por në rolin e trajnerit. Në ditët e ardhshme do të jap edhe më shumë detaje”, u shpreh Pique.


Top Channel

You may also like