Varhelyi e konsideron lajm të mirë liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës që kanë pasaportë serbe – Shqip

by admin
Spread the love

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas miratimit të raportit për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës të cilët kanë pasaporta të Serbisë.

Varhelyi tha se ky është një lajm i mirë për serbët e Kosovës dhe hap i madh drejt arritjes së lëvizjes pa viza për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Propozimi ynë për ta lejuar udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave serbe për serbët e Kosovës u mbështet nga Parlamenti Evropian, Komisioni i Parlamentin Evropian për Liritë Qytetare, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme”.

“Është një hap i madh drejt arritjes së regjimit pa viza për të gjithë Ballkanin Perëndimor kur udhëtoni në BE”, tha Varhelyi, transmeton Klankosova.tv.

Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian miratoi të martën raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në territorin e Kosovës.

Raporti, i përpiluar nga deputeti slloven, Matjazh Nemec, u miratua me 34 vota për, 7 kundër dhe 12 abstenime.

You may also like