Van Gaal vendos rekord, 37 fitore në krye të pankinës së Holandës

by admin
Spread the love

Louis Van Gaal shkruan me gërma të mëdha emrin e tij në historinë e futbollit holandez. Fitorja përballë Belgjikës të dielën në Nations League ishte suksesi i 37-të i teknikut në krye të Holandës.

Ish-trajneri i Manchester United ka barazuar rekordin e mbajtur nga Dick Advocaat për numrin e fitoreve në krye të “tulipanëve”.

Van Gaal ka drejtuar kombëtaren holandeze në tre periudha të ndryshme (2000-2002, 2012-2014 dhe 2021-2022) dhe i janë dashur 58 ndeshje për të arritur këtë rezultat, ndërsa teknikut Advocaat iu deshën 62 ndeshje për të arritur 37 fitore. / Oversport.tv

Foto: onsoranje.nl

You may also like