Vala e të nxehtit në Europë, diku temperaturat shkuan afër 50 gradë Celsius

by admin
Spread the love

Mijëra zjarrfikës po vazhdojnë të luftojnë zjarret në Portugali, Spanjë dhe Francë, pasi vala e të nxehtit nuk po tërhiqet. Autoritetet portugeze thonë se të paktën 238 persona kanë vdekur nga të nxehtit gjatë javës së kaluar, shkruan BBC.

Zjarret po shkatërrojnë zonat e rajonit jugperëndimor të Francës Gironde, ku mbi 12,000 njerëz janë evakuuar. Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1 gradë Celcius që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha në emetimet e karbonit.

Shërbimi francez i motit ka parashikuar temperatura deri në 41 gradë në pjesë të jugut të vendit. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se zjarret deri më tani kishin djegur 10,000 hektarë (25,000 hektarë) tokë.

Që nga e marta, temperaturat janë rritur në 47 gradë Celcius në Portugali dhe mbi 40 gradë celcius në Spanjë, duke e lënë të thatë fshatin dhe duke ndezur zjarret.

Parashikuesit portugez të motit thonë se temperaturat do të vazhdojnë të shkojnë mbi 40 gradë Celsius përpara se të bien javën e ardhshme.

Në Greqi, zjarrfikësit po merren me flakët në zonën e Ferizës, rreth 50 km (31 milje) në jug-lindje të Athinës dhe pranë Rethymno, në bregun verior të Kretës. Shtatë fshatra janë evakuuar pranë Rethymnos.

Në veri të Marokut, disa fshatra duhej të evakuoheshin pasi zjarret përfshiu provincat Larache, Ouezzane, Taza dhe Tetouan.

You may also like