Ushtria izraelite akuza drejt militantëve të Hamasit: Po përdorin spitalet në Gaza për të bërë luftë

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, akuzoi militantët e Hamasit se po përdor spitalet në Gaza për të bërë luftë.

“Hamasi po vijon luftën nga spitalet në Gaza, duke i përdorur këto objekte si infrastruktura terroriste”, tha ai teksa i referohej specifikisht spitalit Al Shifa, më i madhi në Rripin e Gazës.

Hagari e përshkruan një rrjet të përpunuar tunelesh nën ndërtesën në qytetin e Gazës, nga i cili thotë se mund të planifikohen sulme.

“Qindra terroristë ikën në spital për t’u fshehur atje pas sulmeve ndaj Izraelit më 7 tetor. Ne mendojmë se ka karburant në spitalet në Gaza dhe Hamasi po e përdor atë për punët e tyre”, u shpreh zëdhënësi IDF-së.

Ndërkohë Hamasi ka hedhur poshtë akuzat e ushtrisë izraelite, se po përdor spitalet në Rripin e Gazës si qendra komanduese.


Top Channel

You may also like