Union Berlin rrezikon Europën, Greuther Furth i shtang në shtëpi

by admin
Spread the love

Union Berlin e kishte marrë lehtë ndeshjen kundër Greuther Furth dhe barazoi 1-1, ndërkohë që tani rrezikon të kalohet në renditje nga Koln dhe të mos marrë dot pjesë në kupat e Europës.

Miqtë, të rënë nga Bundesliga, ishin më të lirshëm dhe iu afruan golit të parët me anë të Raschi pas 17 minutash lojë. Këmbëngulja e tyre u shpërblye më vonë, kur Hrgota gjeti rrugën e rrjetës.

Union Berlin nuk kishin qartësinë e duhur në lojë dhe për të barazuar u desh një gabim i mbrojtjes së Greuther Furth. Michel thjesht shmangu humbjen, pasi deri në fund nuk ia dolën ta shënojnë golin e fitores. / oversport.tv

Bundesliga – JAVA 32

Union Berlin-Greuther Furth 1-1
Shënues:
Michel 72’ / Hrgota 33’

Foto: FC Union Berlin, Twitter

You may also like