UKRAINË – Zelensky njofton ndryshime të tjera në qeveri

by admin
Spread the love



ROMË, 31 mars /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi riorganizime të reja të qeverisë së tij, pasi dje shkarkoi dy anëtarë të tjerë të Zyrës Presidenciale dhe katër këshilltarë.

“Ne vazhdojmë të rifreskojmë institucionet tona shtetërore”, deklaroi ai.

”Disa ndryshime janë bërë këtë javë dhe ka ende vendime të tjera që po përgatiten”, tha Zelensky në mesazhin e tij të zakonshëm të fundit të ditës.

Dy nënkryetarët e Zyrës Presidenciale të Ukrainës ishin shkarkuar më 29 mars.

”Po e bëjmë më efikas”, shpjegoi presidenti./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKurti: Me Shqipërinë nuk jemi kurrë mjaftueshëm afër


You may also like