UKRAINË – Rusia lëshon 90 dronë, 87 prej të cilëve goditen

by admin
Spread the love

KIEV, 1 janar /ATSH-DPA/ – Rusia lëshoi një numër rekord prej 90 dronësh luftarakë në Ukrainë në natën e Vitit të Ri, 87 prej të cilëve u zmbrapsën pas goditjeve të suksesshme, njoftoi sot në Telegram shefi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk.

”Kjo është pothuajse dy herë më shumë mjete ajrore pa pilot sesa në natën e Vitit të Ri një vit më parë, kur u rrëzuan gjithsej 45”, tha ai.

Sipas guvernatorit ushtarak Oleh Kiper, të paktën një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm në një zonë banimi në rajonin e Detit të Zi të Odessas në jug.

Raportohet se ka pasur edhe dëme në port.

Një muze në Lviv në Ukrainën Perëndimore është shkatërruar.

Ukraina është afër përvjetorit të dytë të pushtimit të plotë të Rusisë më 22 shkurt 2022.

Vetëm pak ditë më parë, ukrainasit përjetuan bombardimet më të rënda që nga fillimi i luftës, si pasojë e të cilave të paktën 27 persona u vranë vetëm në kryeqytetin Kiev, sipas shifrave zyrtare./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like