UKRAINË – Presidenti indonezian Widodo në një mision paqeje

by admin
Spread the love

KIEV, 29 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti indonezian Joko Widodo, kryetar i radhës i G20-ës, mbërriti në Kiev si pjesë e rolit të tij, kryesisht të vetëshpallur, si negociator paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë.

Widodo e bëri udhëtimin pasi mori pjesë në samitin e G7-ës në Alpet bavareze si mysafir duke fluturuar për në Poloni nga ku vazhdoi me tren për në kryeqytetin ukrainas.

“Udhëtimi 11 orë me tren nga qyteti polak Przemysl në kryeqytetin ukrainas shkoi pa probleme”, shkroi presidenti në Twitter.

”Widodo shkoi drejt e në rrënojat e një kompleksi apartamentesh në Irpin përpara se të takohej me presidentin Volodymyr Zelensky”, theksoi zyra e tij.

Widodo, i cili do të presë samitin e G20-ës në Bali në nëntor, theksoi se do t’i kërkonte Zelenskit të pranonte bisedimet e paqes dhe t’i kërkonte presidentit rus Vladimir Putin të ndalonte luftën, në një përpjekje për të shmangur një krizë globale ushqimore./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like