UKRAINË – Njëzet e pesë të vdekur pas sulmit me raketa ruse në Dnipro

by admin
Spread the love

MOSKË, 15 janar /ATSH-DPA/- Numri i të vdekurve arriti në 25 pas një sulmi me raketa ruse që goditi dje një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, sipas shifrave zyrtare.

Deri sot pasdite, u raportuan 73 persona të plagosur, duke përfshirë 13 fëmijë, njoftoi Mbrojtja Civile e Ukrainës në Telegram.

Mbi 40 persona janë ende të zhdukur. Kërkimet për ta po vazhdojnë.

Sulmi i së shtunës në Dnipro ishte më i rëndi. Një alarm ajror ishte përkohësisht në fuqi në të gjithë vendin.

Sipas agjencisë ukrainase të lajmeve “Ukrinform”, të paktën 26 civilë u vranë dhe më shumë se 80 të tjerë u plagosën në të gjithë vendin.

Udhëheqja në Kiev dënoi ashpër sulmet kundër popullatës civile.

Përveç Dnipros, zona të tjera të goditura të shtunën përfshinin Odesën në jug, Kharkivin në lindje, Lvivin në perëndim dhe Kievin. Infrastruktura civile, duke përfshirë vendet e energjisë elektrike, u dëmtuan sërish dhe u raportuan ndërprerje të energjisë elektrike.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like