Ukraina pretendon se 100 ushtarë rusë u vranë në një sulm pranë Soledar

by admin
Spread the love

Zyrtarët ukrainas kanë pohuar se një sulm pranë qytetit Soledar, në Ukrainën lindore, ka vrarë 100 ushtarë rusë.

Forcat e Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të Ukrainës deklaruan se ushtarët rusë kanë përdorur artileri dhe një sistem raketash të projektuar nga sovjetikët për të kryer sulmin.

“Si rezultat i këtyre disa sulmeve, u konfirmua shkatërrimi i më shumë se 100 pushtuesve, dy ekuipazheve të mitralozëve dhe dy ekuipazheve të mortajave”, deklaroi ushtria e Ukrainës.

CNN shkruan se në javët e fundit Ukraina ka marrë përsipër një numër sulmesh të cilat sipas saj kanë vrarë një numër të madh ushtarësh rusë.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se rreth 500 trupa ruse u vranë ose u plagosën në një goditje pranë Chulakivka natën e Vitit të Ri.

Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se 89 ushtarakë rusë u vranë në sulm, ndërsa ushtria ukrainase raportoi shifra më të larta, duke pretenduar fillimisht rreth 400 ushtarë rusë të vrarë.


Top Channel

You may also like