Udhëtimi pa viza në Evropë arritje e merituar, por e vonuar – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Presidenti Begaj ka shkruar se kjo është një arritje e merituar, por e vonuar teksa shpreson që ky hap të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe në organizmat e tjera ndërkombëtare.

“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë! Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar. Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, shkruan Presidenti Begaj në Facebook./tvklan.al

You may also like