“U ngri për se dyti”, Jozefina Topalli nuk e përmban ironinë për ikjen e Lulzim Bashës nga PD

by admin
Spread the love

“U ngri për se dyti! Por nuk ka me 2017!” me këto dy fjali, Jozefina Topalli përcolli dorëheqjen e Lulzim Bashës nga Partia Demokratike.

Nuk e quan “dorëheqje”, por “ngrirje” atë që deklaroi Basha nga selia e PD-së, ndërsa me ironi kujton se nuk ka më “2017”, pra një rikthim të kryetarit të dorëhequr.

Jozefina Topalli duhet të jetë sot një nga njerëzit më të lumtur në PD. Para zgjedhjeve të 2017, Basha e la jashtë listave të deputetëve duke i ndërprerë në mes karrierën politike që ajo e kishte nisur që nga 1996. Prandaj sot ish-nënkryetarja e PD-së bën humor teksa sheh Lul Bashën të dalë nga selia i dorëhequr.

You may also like