U dëmtua dhe humbi sezonin, Armando Broja reagon në rrjetet sociale

by admin
Spread the love

Dëmtimi që pësoi në ndeshjen përballë Aston Villës, ishte fatal për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit me Chelsean dhe përfaqësuesen e Shqipërisë. 21-vjeçari ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale dhe falenderon të gjithë të mbështetësit.

“Jam shumë i mërzitur që e mbylla vitin 2022 në këtë mënyrë. Gjithçka ka qenë e vështirë gjatë ditëve të fundit. Megjithatë jam i vendosur të kthehem më i fortë dhe më i mirë se më parë.” – u shpreh fillimisht Armando Broja në Instagramin e tij personal.

“Secili ka udhëtimin e tij drejt majave, por kjo është vetëm një pengesë e vogël për gjërat e mira që më presin në të ardhmen. Faleminderit të gjithëve që më keni dërguar mesazhe mbështetjeje. I vlerësoj të gjitha, do të kthehem së shpejti.” – përfundoi Armando Broja. /oversport.tv

You may also like