TURQI – Të paktën 22 të vdekur pas një shpërthimi në një minierë qymyri

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 15 tetor /ATSH-DPA/- Pas një shpërthimi në një minierë qymyri në veri të Turqisë jane raportuar të paktën 22 të vdekur dhe 17 të plagosur, njoftoi dje në mbrëmje ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu.

“Në momentin e shpërthimit, në minierë ndodheshin gjithsej 110 punëtorë”, tha Soylu.

Ai tha se 49 prej tyre ndodheshin në pjesët më të thella të minierës ku rreziku është më i madh.

“Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 18:15 ndërsa shkaku i saktë nuk është bere ende i qartë”, tha ministri i Energjisë, Fatih Donmez.

Turqia mban një nivel rekord të aksidenteve në miniera për shkak të rregulloreve të dobëta të sigurisë.

Në vitin 2014, një shpërthim në një minierë qymyri në distriktin Soma të provincës Manisa të Detit Egje shkaktoi vdekjen e 301 personave.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like