TURQI – Indeksi i besimit ekonomik më i larti në 10 muaj

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 29 dhjetor /ATSH-DPA/- Sentimenti ekonomik i Turqisë shënoi një rritje në dhjetor duke regjistruar nivelin më të lartë në 10 muaj, ndërsa familjet ishin më pesimiste për situatën ekonomike, sipas një raporti të Institutit të Statistikave Turke, në Ankara.

Indeksi i sentimentit ekonomik u rrit në 97.6 në dhjetor nga 96.9 në nëntor. Rezultati ishte më i larti që nga shkurti.

Indeksi i besimit për industrinë përpunuese u rrit në 101.6 në dhjetor nga 101.3 që ishte në nëntor, dhe indeksi për sektorin e shërbimeve u ngjit në 127.5 nga 121.9.

Indeksi i sentimentit për tregtinë me pakicë u forcua në 127.5, ndërsa indeksi në sektorin e ndërtimit u rrit në 92.6. Të dhënat treguan gjithashtu se indeksi i besimit të konsumatorit u dobësua në 75.6 në dhjetor nga 76.6 një muaj më parë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBalluku: Çmim më të favorshëm të energjisë elektrike për bizneset në treg të lirë

You may also like