Turistët në Koloseun e Romës i rezistojnë temperaturave të larta të kalldrëmit (fotot)

by admin
Spread the love

Turistët në atraksionin kryesor të kryeqytetit italian dukeshin sot të bezdisur nga temperaturat e larta teksa Roma është në mesin e një vale të re të nxehti prej më shumë se 38 gradësh.

Koloseumi është atraksioni më i njohur turistik në Itali dhe prej dekadash pret një mesatare prej 20,000 deri 24,000 vizitorë çdo ditë, por në ditët e valës së të nxehtit kanë qenë dhjetra raste kur turistët kanë pasur nevojë për ndihmë pasi nuk janë ndjerë mirë.

Athina ka urdhëruar mbylljen e Akropolit në orët më të nxehta të këtyre ditëve për mbrojtjen e turistëve. Roma po nxitet të veprojë në të njëjtën mënyrë duke mbyllur atraksionin e sja rreth mesditës për të evituar episode shëndetësore me vizitorët.

“Ecim mes gurëve të nxehtë të kalldrëmit të Foro Romano në Kodrën Palatine pranë Kolosuet, dhe kjo mund të sjellë rrezik për vizitorët, guidat turistike apo të tjerë që punojnë përditë këtu”, tha historiania vendase e artit Roberta Bernabei për mediat.

Shumë nga turistët e pyetur nuk ishin dakord me kufizimet e orareve edhe pse në ditët më të nxehta temperaturat e gurëve të kalldrëmit arrijnë temperatura prej më shumë se 50 gradë, sipas zyrtarëve.

Shumica e episodeve kanë qenë alivani kalimtare por zyrtarët nuk preferojnë të rrezikojnë të dalin në mediat vendase dhe të huaja, ku shifrat e statistikat pësojnë deformime të shumta në varësi të subjektit apo interesit.


Top Channel

You may also like