Tri bileta të mbetura drejt “Katar 2022”, këto janë ndeshjet vendimtare

by admin
Spread the love

Deri tani kanë arritur të kualifikohen 28 kombëtare nga 32 sosh në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kombëtarja e Katarit ka siguruar biletën e kualifikimit direkt, pasi që është nikoqire e këtij Botërori.

Ndërkaq, kanë mbetur edhe tri vende të lira për kualifikim tutje, ku ende nuk janë zhvilluar ndeshjet për të përcaktuar kombëtaret e radhës që i bashkohen fazës së grupeve.

Kombëtaret si ajo e Uellsit, Skocisë ose Ukrainës do të jenë në Botëror vetëm nëse arrijnë të triumfojnë në ndeshjen e mbetur të “play-off-it” të UEFA-s.

Ndërkaq, ndeshjet e “play-off-it” ndërkontinental do të zhvillohen më datat 13 dhe 14 qershor, ku dy biletat e fundit do t’i marrin fituesit e ndeshjeve mes Australisë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosta Rikës e Zelandës së Re.

Më poshtë mund të gjeni ndeshjet e mbetura të kualifikimeve drejt “Katar 2022”.

Ndeshjet e “play-off-it” të UEFA-s dhe atij ndërkontinental:

Uellsi – Skocia/Ukraina

Australia/Emiratet e Bashkuara Arabe – Peruja

Kosta Rika – Zelanda e Re

You may also like