Trepça e pandalshme, shënon fitoren e 19-të rresht

by admin
Spread the love

Skuadra e Trepçës nuk ka të ndalur pasi ka shënuar edhe fitoren e 19-të rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të enjten, në ndeshjen e fundit të xhiros së 26-të, Trepça e mposhti Proton Cable Prizrenin.

Dueli i luajtur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, përfundoi me shifrat 97:73. Më këtë fitore, Trepça veçse e konfirmoi veten kampione të stinorit të rregullt.

Është e para në tabelë me 50 pikë, ndërsa Proton Cable Prizreni mbetet i parafundit me 33 pikë de do të luaj në play-out për të mbetur pjesë e elitës së basketbollit kosovar edhe edicionin e ardhshëm.

Darnell Edge me 24 pikë të shënuara, 6 kërcime e 7 asistime ishte më efikasi te Trepça, ndërsa te Prizreni u veçua Ty Cockfield me 32 pikë.

You may also like