Trepça “djerësitet” për fitoren e 18-të rresht

by admin
Spread the love

Skuadra e Trepçës ka shënuar edhe fitoren e 18-të rresht në Superligën e Kosovës në basketoll.

Mirëpo, për këtë fitore, basketbollistët e Trepçës është dashur të “djerësiten” fort pasi me mund të madh e mposhtën Vëllaznimin.

Të shtunën, në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Trepça triumfoi me rezultatin e ngushtë 80:77 në kuadër të xhiros së 25-të. Me këtë fitore, Trepça vetëm se konfirmon pozitën e parë në tabelë me 48 pikë, 11 më shumë se Vëllaznimi që renditet i pesti dhe regjistroi humbjen e parë pas një serie prej dy fitoreve.

Dueli në Gjakovë ishte shumë dramatik me epërsinë që kalonte nga njëra anë në tjetrën, por Trepça arriti ta siguroj fitoren në çerekun e katërt, të cilin e fitoi me shifrat 25:20.

Më i merituari për këtë fitore të vështirë të Trepçës, padyshim se ishte fundori Darnell Egde, i cili ndeshjen e mbylli me 20 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, ndërsa Drilon Hajrizi shtoi 19 pikë e 5 kërcime.

Te Vëllaznimi, katër lojtarë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore, ndërsa më efikasi ishte Jalen Ray me 22 pikë të shëuara, 4 kërcime e 3 asistime.

 

You may also like