Trençevska: Nuk them kurrë se 25.000 denarë janë të mjaftueshme për dy pensionistë

by admin
Spread the love

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska, e ftuar në edicionin veror të “Click Plus” në TV21, sqaroi deklaratën e saj në një medium se 25.000 denarë janë të mjaftushme për dy pensionistë. Trançevska tha se deklarata e saj është nxjerrë jashtë kontekstit.

“Ajo deklaratë është nxjerrë jashtë kontekstit. Biseda ishte se 50.000 denarë është shporta e konsumit. Unë thash po, është 50.000 denarë për një familje katër anëtarëshe, pra nuk mjaftojnë 25.000 denarë për dy pensionistë, e aq më pak kur vetëm një pensionist jeton me 12.500 denarë. Pa kontrolluar se çfarë thashë, pasoi një ortek komentesh. Asnjëherë nuk do të them se 25.000 denarë mjaftojnë për të jetuar dy pensionistë”, tha Trençevska.

You may also like