Tregu i famshëm i krishtlindjeve në Strasbourg ‘mezi përballon’ turmat e turistëve

by admin
Spread the love

Tregu i njohur i Krishtlindjeve në Strasbourg, në Lindje të Francës përballet sivjet me një vërshim të pazakontë të turistëve vendas e të huaj, teksa zyrtarët thonë se numri i vizitorëve mund të kalojë 3 milionë.

“Të shtunave jemi të gjithë të bllokuar këtu, nuk dalim dot nga kioska”, thotë një prej shitësve për gazetarët.

Edhe shitësja e zonës Josiane Chevalier, thotë se në ditë të veçanta nuk arrijnë të menaxhojnë kohën e hapësirat prej numrit të madh të njerëzve.

“Duhet të gjejmë një mënyrë tjetër menaxhimi. Në ditët e javës nuk ka problem por të shtunave është e vështirë parë të gjithë shitësit”, shton ajo.

Kryebashkiaku Guillaume Libsig, tha se një plan i ri i tregut të Krishtlindjeve ka bërë të mundur të absorbojë më shumë vizitorë.

“Plani i ri i organizimit të tregut ka shtuar vizitorët por duhet të bëjmë kujdes pasi nuk mund të rritet më shumë se kaq”, tha ai.

Të tjerë thonin se atmosfera mbetet e bukur dhe fëmijët duken më të kënaqur nga aktivitetet.

Vendasi Sassi Ben Gourdi, thotë se familja e tij shet në tregun e krishtlindjeve që prej vitit 1946.

“Në fundjavë është shumë e mbushur me njerëz, aq sa në darkë jam i lumtur që arrij ta mbyll dyqanin. Me kaq shumë njerëz mund të shikosh vetëm fytyra por vizitorët nuk arrijnë të shohin dekorin apo dhe kioskat tona”.


Top Channel

You may also like