Traore: Po përmirësohem, por duhet të kem vazhdimësi në paraqitjet e mia

by admin
Spread the love

Mesfushori i Sassuolos, Hamed Traore ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”:

“Kam ardhur nga Afrika në Itali për të ndjekur ëndrrën time në futboll. Dua që të kem edhe familjen time këtu pranë. Ata që mbyllin kufijtë, nuk e kuptojnë se shumë njerëz marrin rreziqe të mëdha për të ndryshuar jetën e tyre.

Roli im i preferuar? Jam instiktiv gjatë lojës: i respektoj detyrat, por bëj edhe interpretimin tim. Pas 2 minutave e kuptova që kisha bërë gabim që debatova me Dionisin kundër Juventusit. I kërkova falje menjëherë në fushë. Po përmirësohem, por duhet të kem vazhdimësi në paraqitjet e mia.

Andreazzoli? Te Empoli e thërrisja gjyshi, është një njeri i veçantë. Kur firmosa për Sassuolon e falënderova dhe ai më tha: Nuk duhet të më falënderosh mua, por mamanë tënde. Është një mjeshtër”, ka thënë Traore. / Oversport.tv

Foto: Sassuolo Twitter

You may also like