Transparency international i rreptë me PE-në reforma për ndryshim nuk mjafton – Shqip

by admin
Spread the love

Ajo që spikati në seancën e dëgjimit mbi çështjen e “akuzave për korrusion” brenda Parlamentit Europian ishte fjalimi i Nick Aiossa, zv/president i organizatës “Tranparenca Ndêrkombëtare” (Transparency International). Aiossa u shpreh, se me gjithë respektin si ish- asistent në Parlamentin Europian do të ishte i rreptë me këtë institucioni, duke përdorur shprehjen “ Sot do ju ofroj dashuri të vështirë”.  “Nuk bëhet fjalë për një skandal lobimi, por një skandal korrupsioni dhe rryshfetesh” ka deklaruar Aiossa. Sipas tij, reforma prej 14 pikash e propozuar nga Parlamenti Europian për të evituar “influencën e jashtme “në Parlamentin Europian nuk mjafton dhe 14 pikat tingëllojnë më shumë si masa angazhimi.

Sipas Aiossës, masa e parë që duhet të ndërrmerret, është se duhet të ketë një regjistrim të detyrueshëm te regjistri i transparencës për të gjithë përfaqësuesit e vendeve të treta në kontakt me PE-në. Së dyti, duhet zbatimi i direktivës për mbrojtjen e punonjësve të administratës publike dhe private në rast denoncimi të një rreziku, apo skandali në nivelin e 27 vende anëtare të BE-së. Aiossa ka këshilluar PE-në që të ndryshojë rregullat e brendshme për mbrojtjen e punonjësve të tij me vendim të byrosë, pasi rezulton, se ky institucion ofron nga mbrojtjet nga më të dobëta në nivelin europian

“Asistentët dhe stafi në Parlamentin Europian kanë nga mbrojtjet më të dobëta në nivelin e BE-së në rast denoncimi. Do të argumentoja, se ndoshta do të kishte mundur të parandalonte ndoshta përmasat e seriozitetit të skandalit aktual, nëse dikush do të kishte parë aktivitete të dyshueshme lidhur me stafin e parlamentit nuk do kishte denoncuar gjatë hetimit të autoriteteve belge prej 7 muajsh, por ata nuk e bënë atë ,pasi e dinin se nuk  do të ishin të mbrojtur” – Nick Aiossa, zv/drejtor Transparency International:

Nick Aiossa ka shtjelluar më tutje, se organizatat jo qeveritare duhen të ofrojnë deklarimet financiare në regjistrin e transparencës së PE-së dhe duhet tê ketë një monitorim të jashtëm në rast shkeljesh. Ndërkohë, që sipas Transparency International, se nga të treja institucionet europiane kyçe, që u është kërkuar të bashkëpunojnë me këtë organizatë për kodin e sjelljes, transparencën dhe integritetin, i vetmi që ka refuzuar për të bashkëpunar në 2014 dhe 2021 ka qenë Parlamenti Europian.

“Në legjislacionin e fundit, kishte 24 shkelje të kodit tê sjelljes dhe nuk u vendosën sanksione. Kjo pasi në rast shkelje, kompetenca e imponimit të sanksioneve varet nga presidenti i Parlamentit Europian dhe për disa arsye, përfshirë ato politike, eurodeputetët që kanë bërë shkelje nuk janë deklaruar. Kjo flet për kulturën e pandëshkueshmërisë në PE, që është zhvilluar vitet e fundit” – Nick Aiossa, zv/drejtor Transparency International

Seanca e dëgjimit u zhvillua në kuadër të skandalit të ashtuquajtur “Qatargate dhe Maroc gate”,që ka goditur Parlamentin Europian prej dhjetorit të 2022./Erisa Zykaj – Tv Klan Bruksel/

You may also like