Trajneri i Senegalit: Nuk e respektoj Kloppin, kush mendon se është ai?

by admin
Spread the love

Trajneri i Senegalit nuk ka përmbajtur veten me komente kundër Jurgen Klopp, pasi ky i fundit komento Kupën e Afrikës.

Aliou Cisse nuk ka pritur aspak mirë vlerësimet e Klopp se AFCON është një turne i vogël. ‘Në janar, ka një turne të vogël në Afrikë, Azia luan po ashtu – Amerika Jugore. Shkëlqyeshëm, mezi pres’, ka thënë Klopp.

Cisse ka përmendur emra si Salah, Mane e Joel Matip, dhe ishte i ashpër kundrejt gjermanit Klopp. Ai ka thënë se suksesi i gjermanit te Liverpool i falet pikërisht yjeve afrikanë.

‘Kush mendon se është ai? E respektoj Liverpoolin, por jo Klopp që ka nënvlerësuar futbollin afrikan. Ai është ku është, për shkak të futbollistëve afrikanë’, ka thënë Cisse.

‘Ai po humbte derisa Salah, Mane e Matip iu bashkuan atij, për t’ia fituar trofeun e parë të madh evropian’, shtoi trajneri i Senegalit.

AFCON luhet nga 9 janari deri më 6 shkurt. Liverpool pritet të humb yje si Sadio Mane, Mo Salah e Naby Keita.

You may also like