Trajner i ri, emër i vjetër! Shkëndija zyrtarizon pasuesin e Shaqirit

by admin
Spread the love

Shkëndija e Tetovës nuk ka humbur kohë dhe ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Qatip Osmani është rikthyer në drejtimin e kuqezinjve duke zënë vendin e  Artim Shaqirit, i cili u shkarkua 11 ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta.

Ka qenë vetë klubi i cili ka njoftuar rikthimin e trajnerit, me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Qato” kthehet në shtëpi! Trajneri që numëron 5 trofe me Shkëndijën do të drejtojë kuqezinjtë në periudhën që pason.”, shkruhet në postimin e Shkëndijës, në Facebook.

Osmani e ka drejtuar Shkëndijën në 129 ndeshje, nga ku marrë 80 fitore, si dhe ka fituar tre tituj kampion gjatë sezoneve 2010/2011, 2017/2018 dhe në 2018/2019.

Kjo lëvizje ‘zyrtarizon’ edhe qëndrimin e Orges Shehit tek Tirana, pasi në ditët e fundit ishte përfolur shumë për një lëvizje të mundshme të trajnerit bardheblu drejt Shkëndjës./Oversport.tv

 

You may also like