Trajanov përsëri paralajmëron dalje nga Qeveria nëse nuk ka një njësi zgjedhore

by admin
Spread the love




Pos Pavle Trajanovit, nënshkrues të të njëjtit projektligj për një njësi zgjedhore janë edhe deputetët e PLD-së dhe RM-së, por nuk pajtohen me të për një qasje më radikale.

Nëse debati në Kuvend për një njësi zgjedhore nuk vazhdon së shpejti, disa deputetë të qeverisë do të inicojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pohon deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, duke mos zbuluar se kush tjetër po largohet nga qeveria në shenjë revolte nga premtim i parealizuar.

Për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në tavolinë duhet të ulen edhe kryetarët e partive më të mëdha Kovaçevski dhe Mickoski, thotë Trajanov, i cili mendon se në të ardhmen do të jetë e pakuptimtë që të jetë pjesë e shumicës qeverisëse.


You may also like