Tragjike në Turqi! Autobusi del nga rruga, të paktën 12 të vdekur dhe 19 të plagosur

by admin
Spread the love

Një aksident me 12 të vdekur ka ndodhur në afërsi të provincës Yozgat në Turqi, të dielën vonë mbrëma, kur një autobus pasagjerësh ra në një luginë. 

Konkretisht, siç raportojnë mediat turke, drejtuesi i autobusit të pasagjerëve që udhëtonte nga Sebastia për në Stamboll ka humbur kontrollin e mjetit, duke bërë që ai të kalojë në rrjedhën e kundërt të trafikut dhe të bjerë 30 metra.

Njëmbëdhjetë pasagjerë vdiqën në vend. Një tjetër viktimë ka ndërruar jetë pas plagëve të marra pasi është dërguar në spital. 19 pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Në autobus ndodheshin gjithsej 31 pasagjerë .

Shërbimet e urgjencës, përfshirë ekipet e shëndetësisë, policisë, xhandarmërisë dhe AFAD, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, sapo janë njoftuar.

 

Guvernatori i Yozgatit, Mehmet Ali Ozkan, tha: “Besojmë se ka qenë një aksident i shkaktuar nga pakujdesia. Do të kryhen hetime të mëtejshme për të përcaktuar rrethanat e sakta që kanë çuar në aksident”.

Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunds bëri të ditur se për aksidentin ka nisur një hetim gjyqësor.


Top Channel

You may also like