Tragjedia në Gaza, tej çdo kufiri njerëzor! – Shqip

by admin
Spread the love

“Tragjedia që po ndodh në territoret e pushtuara palestineze tani i ka tejkaluar kufijtë e tolerancës së njerëzimit. Asgjë që po ndodh në Gaza nuk mund të shpjegohet në bazë të së drejtës për vetëmbrojtje”. Me këtë frazë, Erdogan shfrytëzoi rastin për të sulmuar Izraelin për situatën në Gaza gjatë postimit të tij në internet në Samitin e Liderëve të G20-ës.

“Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, ne tani po jetojmë një krizë tjetër që nga 7 tetori. Tragjedia që po ndodh në territoret e pushtuara palestineze, veçanërisht në Gaza, tashmë ka tejkaluar kufijtë e tolerancës së njerëzimit. Siç e dini, dy ditë më parë, më 20 Nëntor, ishte Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. Fatkeqësisht, gati 7 mijë fëmijë të pafajshëm palestinezë nuk jetuan për ta parë këtë ditë, pasi administrata izraelite ua hoqi të drejtën më elementare 14 mijë civilëve, përfshirë dhe këta fëmijë, të drejtën e jetës”, tha presidenti turk.

“Krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit po kryhen qartë këtu. Ata që i kanë bërë duhet të mbajnë përgjegjësi përpara ndërgjegjes së njerëzimit dhe ligjit ndërkombëtar. Me ngjarjet e fundit, të gjithë ne e kemi parë përsëri rëndësinë e krijimit të një shteti të pavarur palestinez që jeton në paqe përkrah Izraelit, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, bazuar në kufijtë e vitit 1967. Ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë së bashku me vendet e tjera, duke përfshirë Turqinë dhe si garantues. Po ashtu vazhdojmë të ofrojmë ndihmë humanitare dhe ju bëj thirrje që të ndërmerrni hapat e nevojshëm për të ofruar ndihmë humanitare dhe mjekësore për Gazën”. /tesheshi.com/

You may also like