Tottenham nuk dorëzohet për Bremer, Paratici gati të rrisë ofertën

by admin
Spread the love

Tottenham shton presionin për Bremer. Sipas raportimeve nga Tuttosport, javën e ardhshme drejtuesit e Spurs mund të takohen me ata të Torinos në Londër për të folur për qendërmbrojtësin.

Për momentin Paratici ka ofruar 30 milionë euro për mbrojtësin e granatës dhe mund të rrisë shifrën në përpjekje për t’i dhënë një shtysë marrëveshjes. Megjithatë, nuk ka gjasa që Tottenham të arrijë të vendosë në pjatë 50 milionët e kërkuara nga Cairo për lojtarin.

Nga ana tjetër, për Bremer janë në garë edhe dy skuadrat e Milanos. Sipas mediave italiane, Interi ka arritur një marrëveshje me mbrojtësin brazilian, por më parë duhet të largojë një nga mbrojtësit në skuadër. Nga ana tjetër, Milani po monitoron me kujdes, por ende pa arritur një marrëveshje. /oversport.tv

You may also like