Tomori: U treguam që gaboheshin atyre që nuk besonin se do fitonim titullin

by admin
Spread the love

Fikayo Tomori ishte një nga lojtarët protagonistë të Milanit, që fitoi titullin kampion në Serie A pas 11 vitesh.

“Shumë njerëz dyshonin te ne, mendonin që në fund nuk do ta fitonim titullin, por ne u treguam që gabonin. Festimet e tifozëve ishin të mrekullueshme, nuk arrij ta përshkruaj mirë atë që ndodhi. Këtu jam shumë i lumtur dhe po argëtohem. Dua atë vazhdoj të rritem dhe të fitoj akoma më shumë”, ka thënë mbrojtësi anglez i kuqezinjve për “The Sun”.

“Trajneri më ka ndihmuar duke më shpjeguar si të mbroj, në nivel individual dhe në nivel skuadre. Kam mësuar shumë sepse në Serie A gjyqtarët japin më shumë faulle, duhet të jesh i sigurtë që duhet të prekësh topin në dylyftime.

Flas çdo ditë me Maldinin dhe kur erdhi telefonata e Milanit mezi prisja që të nisesha në Itali për të përjetuar diçka të re”, ka thënë Tomori. / Oversport.tv

You may also like