Tomori: Tonalin e kam shok, por ndeshja vjen gjithmonë përpara shoqërisë!

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i Milan, Fikayo Tomori ka dhënë një intervistë për mediet italiane në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Newcastle, ku ka folur në veçanti për ish-shokun e skuadrës Sandor Tonalin.

Tomori theksoi se Sandro do të mbetet gjithmonë një mik si i tiji personal, por ashtu edhe për pjesën tjetër të ekipit, megjithatë u shpreh se në fillim, në raste të tilla, vjen ndeshja e pastaj shoqëria.

“Sandro është gjithmonë një mik i imi, edhe i ekipit. Por ne e lëmë mënjanë miqësinë që kemi për ndeshjen, ne duam të fitojmë dhe Sandro dëshiron gjithashtu të njëjtën gjë. Ne duam ta nisim mirë këtë fazë, pasi e dimë se sa peshon nëse fiton ndeshjen e parë të grupit, pastaj flasim me Sandron”-deklaroi mbrojtësi.

Më tej, duke folur për ekipin e Newcastle, lojtari “kuqezi” shtoi se presin të kenë një ndeshje me shumë intensitet.

“Ata luajnë me intensitet, energji dhe nuk kanë qenë në Champions League për një kohë të gjatë. Do të ketë shumë energji si sfidë, por ne duhet të luajmë lojën tonë para tifozëve tanë për t’u rikthyer pas ndeshjes të së shtunës”-tha ndër të tjera Tomori.


Top Channel

You may also like