tjetër vend europian shfuqizon masat pandemike – Shqip

by admin
Spread the love

Pas disa vendeve europiane, është Zvicra së fundi që do të heqë pothuajse të gjitha masat kufizuese të vendosura ndaj koronavirusit, përveç mbajtjes së maskave mbrojtëse në transportin publik dhe objektet shëndetësore, tha qeveria e vendit.

Deri në fund të muajit mars, masa e izolimit të detyrueshëm do të qëndrojë në fuqi për një periudhë 5-ditore për personat që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, njoftoi qeveria.

Heqja e masave do të hyjë në fuqi këtë 17 shkurt, kur hyrja në dyqane, restorante dhe institucione me rëndësi kulturore do të jetë e hapur për qytetarët, pa kufizime, tha qeveria.

“Situata epidemiologjike vazhdon të jetë në drejtim pozitiv. Për shkak të nivelit të lartë të imunitetit në mesin e popullatës, nuk ka gjasa që sistemi shëndetësor të mbingarkohet, pavarësisht nivelit ende të lartë të qarkullimit të virusit”, tha qeveria në një deklaratë.

Më shumë se 90 për qind e 8.6 milionë njerëzve të Zvicrës kanë fituar imunitet ndaj koronavirusit pasi ose janë shëruar ose janë vaksinuar kundër infeksionit, thanë zyrtarët. /tesheshi.com/

You may also like