Tirana shkëputet në krye/ Bardheblutë mundën Egnatian. Partizani humb “trenin” në Laç

by admin
Spread the love

Tirana merr fitoren minimale 2-1 ndaj Egnatias, duke u shkëputur nga vendi i dytë që mbahet nga Partizani, me “të kuqtë” që humbën 3-2 ndaj Laçit dielën.

“Bardheblutë” fituan me përmbysje në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan Arena e vlefshme për javën e 29-të të Abissnet Superiroes. Takimi u zhbllokua në minutën e 22’ nga Kasa, që u dha avantazhin miqve.

Megjithatë në minutën e 38’ Abazaj do të barazonte për Tiranën, duke e mbyllur fraksionin e parë me barazimin 1-1.

Me fillimin e pjesë së dytë sërish Abazaj është ai që gjen rrjetën për të përmbysur rezultatin dhe gjetur fitoren që vlen s një vend I shkëputur tashmë me 5 pikë nga I dyti për ekipin e Orges Shehit.

Asistin për këtë qetësi në krye ja dha më herët kryeqytetasve Laci i cili përmbys avantazhin e Partizanit në takimin e zhvilluar në Lac.

Partizani kaloi i pari në avantazh në minutën e 39-të falë një penalltie e cila u fitua nga Victor Da Silva, dhe u shndërrua në gol nga vetë braziliani.

Por festa zgjati pak në kampion e kuq, pasi Laçi barazoi me Guindon dhe me fillimin e pjesës së dytë Shkurtaj kalon në epërsi ekipin e drejtuar nga Stavri Nica.

10 minuta para fundit të kohës së rregullt, Laçi arriti që të shënonte dhe të tretin sërish me Guindo, ndërkohë që Mba për Partizanin thjesht ngushtoi diferebncën në 3-2 pa evituar dot humbjen e ekipit të tij. Ndeshja e tretë e së dielës ishte ajo mes Kukësit dhe Vllaznisë e mbyllur në barazim pa gola.


Top Channel

You may also like