Tirana e taekwondosë, merr 7 medalje në Kampionatin Ballkanik

by admin
Spread the love

Në kampionatin ballkanik të taekwondosë, që u zhvillua në Bosnje dhe Hercegovinë, ekipi i Tiranë u përfaqësua me 8 sportistë që përfaqësuan gjithashtu Shqipërinë në këtë aktivitet, duke arritur rezultate shumë të mira, raporton gazetari i Top Channel, Endi Tufa.

Si pak sporte këto kohët e fundit, edhe në atë të taekwndosë është skuadra e Tiranës me trajnere Arjola Kasën, ajo që ka dhënë shkëndijat e saj të vazhdueshme duke marrë 2 medalje ari, 3 argjendi dhe 2 bronzi.

Vlen të përmendet sportisti, i cili ka arritur të përfitojë edhe bursë olimpike Ernest Merdanaj, i cili ruajti titullin Kampion Ballkani por këtë herë në kategorinë e të rriturve për të tretin vit radhazi.

Kampion Ballkani për Shqipërinë u shpall dhe sportisti Kidlin Kasaj, i cili e debutoi në këtë edicion në Kampionatin Ballkanik. Pas 4 ndeshjeve mjaft të forta, arriti t’i fitojë me rezultate ngushta.


Top Channel

You may also like